Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rritja e rasteve me koronavirus/ Britania e Madhe rikthen masën e ‘Lock-Down’ për një qytet

Britania e Madhe ka rikthyer masën e Lock-Down në Leicester pasi në qytetin qendror ka një rritje rastesh shqetësues me COVID-19.

Autoritetet vendosën të mbyllin shkollat e qyteti me 330 mijë banorë teksa do të kyçen e dhe dyqanet jo të domosdoshme.

Më tej, qeveria britanike ka vendosur mos mbyllë lokalet dhe restorantet të shtunën ,ashtu siç kishte paralajmëruar.

Britania kësaj radhe ka hedhur një hap pas, me Leicesterin, i cili javën e kaluar kishte 10% të infektimeve me COVID-19 në gjithë vendin. Deri tani vendi ka 43 mijë e 500 të infektuar si dhe 312 mijë të infektuar në total prej fillimit të pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet