Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Raportet me presidentin serb, Rama në Prishtinë: Kush më thotë “je vëllai i Vuçiqit, i them “amanet mushkat”

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat në Prishtinë, iu është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga ana e gazetarëve.

Rama vuri në dukje se liderët politikë të Shqipërisë, të Kosovës, por edhe më gjerë duhet të jenë të bashkuar, e të mos prodhohet helm kur bëhet fjalë për tema me rëndësi kombëtare.

“Unë nuk udhëzoj njeri. Unë nuk mendoj se të gjithë proletarët e të gjitha vendeve do të bashkohen. Duhet të jemi respektues ndaj njëri – tjetrit dhe të mos ndahemi për tema të mëdha. Njohja e Kosovës nga Serbia si shtet sovran është e rëndësishme. Ata që bëjnë patriotin më të madh janë më të dyshuarit në tërësi.

Kam mësuar se ne bëjmë shpesh intriga më shumë me njëri-tjetrin, sic thotë Fishta, bëhemi shpesh siç e do hasmi. Çfarë na ndan shqip, nuk thuhet anglisht. Për fat të keq në Tiranë dhe Prishtinë shpesh krijohet helm për të prishur miqësitë dhe rregullsitë”, tha Rama.

Më tej, kur u pyet se çfarë raportesh ka me presidentin e Serbisë, Rama u shpreh se “kush më thotë je vëllai i Vuçiç, i them amanet mushkat”.

“Mendoj se Shengeni Ballkanik është diçka e mirë për të gjithë ne. kjo sepse “shuan” kufijtë. Fqinjin nuk e zgjedh, as presidentin serb nuk e zgjedhim ne, por ne zgjedhim interesin strategjik dhe sinqeritetin në mjete për të realizuar interesin tonë. Me Shengenin, kush hyn në Aeroportin Adem Jashari, mund të shkojë deri në Sarandë. Kush hyn nga Kakavija, mund të vijë deri në Brezovicë pa kontroll fare. Nuk kemi kohë për të bërë politika me këto gjëra. ne kemi dy shtete, kemi dy shtëpi dhe këtu ka të tjerë që vendosin Kush më thotë vëllai i Vucicit, unë i them ‘amanet mushkat’”, deklaroi Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet