Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Qyteti anglez i pari që rikthehet sërish në izolim, kryeministri Johnson paralajmëron të tjerët

Leiçester është qyteti i parë që do t’i rikthehet izolimit sërish pas përhapjes masive të Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, i cili është shprehur se Leiçester do të hyjë në izolim më të rreptë kësaj here.

Dyqanet dytësore dhe shkollat do të mbyllen sërish nga kjo e enjte.

Izolimi i dytë për këtë qytet vjen pas shtimit të rasteve me 10% dhe përveç kësaj do të kufizohen edhe shumë lëvizje hyrje-dalëse në të.

Në Leiçester janë shënuar më shumë se 217 vdekje dhe më shumë se 1000 raste nga Covid-19 që nga shpërthimi i pandemisë.

Sakaq, kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se do të ketë bllokime kudo në zonat lokale nëse virusi nuk tërhiqet dhe del jashtë kontrollit.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet