Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Porsche dizenjon super jahtin, “Royal Falcon One një anije kozmike mbi ujë”

Një super jaht i prodhuar nga Porsche ka dalë në treg dhe duket si diçka që nuk i përket kësaj bote.

Ky ka qenë edhe qëllimi kryesor kur firma “Royal Falcon Fleet” iu drejtua studios së Porsche , e njohur për prodhimin e makinave ikonë të makinave sportive.

“Royal Falcon Fleet” i ka kërkuar Porsche që ta ndihmonte për të bërë “një anije kozmike mbi ujë”, sipas agjencisë së dizajnit me bazë në Austri.

Super jahti 135 metra i gjatë doli në treg këtë fillim muaji dhe njihet me emrin “Royal Falcon One”, i cili përmban një stil unik ku dy byke parale veprojnë si këmbë të tij duke e ngritur gjithë jahtin nga uji.

Drejtori i Përgjithshëm i Royal Falcon Fleer dhe Presidenti Zamam kanë thënë që forma unike e super jahtit ka për qëllim ta diferencojë atë nga jahtet e tjera.

Super jahti “Royal Falcon One”, ka tre dhoma për të ftuarit, një suitë master dhe një suitë VIP në kuvertën e sipërme.

I ndërtuar në Suedi, super-jahti  me efikasitet të karburantit ka një shpejtësi lundrimi prej 15 dhe 35 nyjesh.

Ky mjet ujor është i mobiluar në mënyrë moderne me objekte superluksoze, ku mbizotërojnë ngjyrat e pastra të të zezës, bardhës dhe grisë dhe ka dyer automatike të rëëshqitshme.

Royal Falcon One gjithashtu mban një gamë të lehtësive luksoze, duke përfshirë një kuvertë të lartë me një Jacuzzi; një sallon kryesor me një bar të ndriçuar mbrapa dhe kuvertën panoramike të vëzhgimit; si dhe një kuvertë private në ajër të hapur nga suita master.

Burimi Mansion Global | Përktheu dhe përshtati Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet