Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përplasen Hajdari dhe Ruçi, deputetja kërkon fjalën, kreu i Kuvendit: Mbledhjen nuk e drejton Murrizi!

Rudina Hajdari dhe Gramoz Ruçi janë përplasur në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin e Ligjeve.

Deputetja Hajdari ka ndërhyrë duke iu drejtuar Ruçit se ka dy orë që mundohet të flasë dhe nuk i jepet fjala.

Por, Ruçi ia ka kthyer:

“Mbledhja ka nisur prej 40 minutash, ndaj nuk mund të kesh 2 orë që pret.”

Pasi mori fjalën, Hajdari shprehu komentin e saj për propozimin e ndryshimeve në sistemin zgjedhor, por Ruçi e ndërpreu sërish duke i kujtuar se mbledhjen nuk e drejton Murrizi.

“Komente jo. Për relatorët ke propozim?”, thotë Ruçi.

”Zoti Murrizi tha se kush ka komente”, përgjigjet Hajdari.

“Jo nuk ka komente, nuk kemi komente sot. Mbledhjen e drejtoj unë, jo Murrizi”, ishte fjala e fundit e Ruçit për këtë bisedë. Ndërsa me Murrizin pati një përplasje sa i përket relatorëve. Deputeti i kërkoi që të jetë ai së bashku me Stojkun, gjë që u refuzua.

Ruçi: Relatorët duhet të jenë anëtarë të Këshillit të Legjislacionit ose Komisionit të Ligjeve.
Murrizi: Unë jam, po ju flisni për Stojku

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet