Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pa mbaruar COVID, një tjetër virus i rrezikshëm del nga Kina

Kina kthehet ne vater te nje virusi te ri. Shkencëtarët në vend kanë identifikuar një lloj të ri gripi që sipas tyre, ka potencialin për t’u bërë një pandemi.

Ky kercenim i ri vjen ne nje kohe kur bota po përpiqet të mbajë nën kontroll pandeminë aktuale të koronavirusit, shkruan BBC.

Virusi i ri u shfaq tek derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit. Studiuesit shprehen të shqetësuar se mund të ndryshojë më tej dhe mund të përhapet lehtësisht nga një person në tjetrin.

Ky “grip i ri” i ka të gjitha shenjat e të qenit shumë i përshtatshëm për të infektuar njerëzit dhe ka nevojë të shqyrtohet më tepër nga studiuesit.

Sipas eksperteve te shendetesise, njerëzit mund të kenë pak ose aspak imunitet ndaj virusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet