Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Në Itali regjistrohen 23 viktima dhe 1052 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34767 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1052 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190,248.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 142 raste të reja pozitiv për një total prej 240 578.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistrua 4 viktimë nga koronavirusi (totali 16 644).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 62 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 93 901)

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 821, për një total prej 67197 pacientësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet