Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndërron jetë mjeku i parë me COVID-19, Meta: Humbje e dhimbshme, tregon se rreziku s’ka kaluar!

Ditën e sotme ka ndërruar jetë personi i parë nga radhët e bluzave të bardha i prekur me COVID-19. Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë.

57-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar presidenti i vendit Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për mjekun Arjan Pushi, që humbi sot betejën me COVID-19 në moshën 57-vjeçare, ku thotë se mjekësia shqiptare humbi një model të spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi.

Kurse presidenti Ilir Meta tha se është një humbje e dhimbshme dhe tregon që rreziku nuk ka kaluar dhe çdo nënvlerësim do të jetë më pasoja për shëndetin dhe ekonominë. Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë që të garantojë me përgjegjësi dhe transparencë masat mbrojtëse për personelin mjekësor.

Gjithashtu ngjarja e dhmbshme ka sjellë edhe reagimin e kolegut të tij, mjeku Edvin Prifti, i cili ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet