Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mjeku i parë shqiptar që vdiq nga COVID, kolegu bën akuzën e rëndë: Ai mbante maskë e doreza, pse, pse?!

Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho ka ngritur pyetjen pse vdiq mjeku Arjan Pushi kur ai ishte ndër të parët që mbante maska dhe doreza duke zbatuar protokollet anti-COVID.

Pse vdiq Arjan Pushi?

Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!

Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit.

Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:

Pse u infektua nga covid-19 kolegu juaj??!!”, shkruan Dasho.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet