Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Merkel me fjalim të fortë: SHBA, jo më fuqia e botës

Gjermania merr më 1 korrik presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së, në një periudhë të vështire me të cilën po përballet jo vetëm Bashkimi Europian, por e gjithë bota.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur theksin tek zhvillimet e fundit SHBA-Gjermani dhe kritikat e Trump për çështjen e investimit të qeverisë gjermane për aleancën e atlantikut të veriut, dhe tërhqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

E pyetur në këtë drejtim nëse ka ardhur koha që Bashkimi Europian të fitojë autonomi strategjike dhe sovranitet aktual, Merkel thekson se “Europa duhet të mbartë më shumë nga barra sesa gjatë luftës së ftohtë”, por ajo thekson se “Europianët u rritën në njohuritë e caktuara: që Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore”

“Nëse SHBA dëshiron të tërhiqet nga ky rol me vullnetin e saj të lirë, atëhere do të duhet të reflektojmë thellë për këtë gjë” ka deklaruar Merkel.

Merkel foli edhe për situatën e rëndë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit në Bashkimin Europian.

Ajo u shpreh se në kushtet e pandemisë, Europa në fakt po përballet me një sfidë të dimensioneve të pashembullta, e se nga njëra anë ka shkatërruar atë për të cilën unioni ka punuar deri tani, dhe se nga ana tjerër, ka përkuar me dy dukuritë më të mëdha përçarëse të kohës: ndryshimin e klimës dhe revolucionin dixhital.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë për 6 media të mëdha europiane, foli për vështirësinë që e pret Gjermaninë në muajt në vijim, por edhe për dënim ekonomik në botë për shkak të pandemisë, Brexit dhe sfidat e mëdha globale në raport me SHBA-të, Rusinë dhe Kinën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet