Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mendon se je “gjeni”? Atëherë zgjidh këtë test me 4 pyetje

Me një test të thjeshtë me 4 pyetje, mund të zbuloni nëse jeni apo jo “një gjeni” dhe sa i aftë jeni të mendoni shpejt.

Përpiquni t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme.

Pyetja e parë:

Organizoni shkronjat më poshtë që të formoni një emër njeriu:

BRINO

Pyetja e dytë:

Katër veta mund të ndërtojnë katër anije për katër ditë. Sa ditë janë të nevojshme që një njeri të ndërtojë një anije?

Pyetja e tretë:

Tre burra, gratë e tyre dhe një i ve ishin nisur për një udhëtim me makinë.

Pasi kishin kaluar 4,8 kilometra, panë dy burra dhe një fëmijë në një veturë tjetër, e cila ishte prishur.

“Ky është fat i keq”- tha një tjetër nga ata që po shkonin në piknik. Në orën 1 mbërritën në vendin ku organizohej pikniku, ku takuan edhe një rojtar dhe birin e tij.

Menjëherë nisën të hanin drekën me sanduiç, fruta e ëmbëlsira.

Pyetja është: Sa veta janë të përfshirë gjithsej në këtë tekst?

Pyetja e katërt:

Nëse ora do të ndalohej për një minutë çdo dhjetë minuta, sa do t’i duhej akrepit të minutave që të përshkojë rrugën e një ore të plotë?

Tani do t’ju tregojmë përgjigjet, por shpresojmë të mos keni bërë me hile dhe t’i keni parë që në fillim!

Përgjigje për pyetjen e parë:

Robin

Përgjigje për pyetjen e dytë:

4 ditë

Përgjigje për pyetjen e tretë:

13 persona

Përgjigje për pyetjen e katërt:

65 minuta

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet