Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mega operacioni italo-shqiptar, kreu i SPAK Arben Kraja: Do hetohen zyrtarët shqiptarë që lejuan trafikun

Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ne një konferencë të mbajtur online, mes drejtuesve të policisë dhe prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane ka publikuar rezultatet e operacionit te zhvilluar ne dy vendet me arrestimin e 37 personave.

De Raho tha se operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Shqipëri ka qenë më i madhi i zhvilluar ndonjëherë. De Raho falenderoi organet kompetente shqiptare për gatishmërinë në bashkëpunim.

“Operacioni u koordinua nga Eurojust. U sekuestruan hashash, kokainë dhe heroinë. Janë vënë në pranga 37 persona.

Është operacioni më i madh që ka goditur grupet mafioze italiane dhe shqiptare. Kemi bashkëpunuar dhe me Arben Krajën, kreun e SPAK në Shqipëri,”- tha De Raho ndër te tjera.

Kreu i SPAK, Arben Kraja që u shpreh se në Shqipëri do të hetohet për zyrtarët që mund të lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal.

“Erdha në Romë në datë 7 shkurt firmosëm memorandumin e bashkëpunimit dhe ideja ishte se duhet të ishim konkret dhe sot jemi konkret me operacionin që zhvilluan.

Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar.

Falenderoj Eurojust për ndihmën skuadrat investigative. Operacioni ishte i suksesshëm, me koordinim perfekt në të njëjtën kohë. E reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash).

Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta.

Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit” tha Kraja.

“Jemi të vendosur që edhe ekipet e tjera të përbashkëta do të vijojnë me të njëjtin seriozitet për të arritur rezultatet pozitive. Ajo që do të bëjmë është të hetojmë deri në fund deri në detaje për përgjegjësit e autoriteteve që kanë lejuar këtë. Kushdo që do provohen si i përfshirë do dërgohet para drejtësisë. Jam i sigurt që do kemi sukses edhe me skuadrat e tjera. ” tha më pas Arben Kraja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet