Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mashtronte me kura fallso për koronavirusin, arrestohet mjeku

Pandemia e koronavirusit ka prekur miliona njerëz në mbarë botën dhe ende vazhdon të ketë një ndikim negativ. Ekonomitë janë në rënie, gjë që bëri që shumë biznese të mbyllen dhe njerëzit po humbasin punën e tyre.

Sidoqoftë, për disa njerëz, pandemia është një mundësi për të fituar më shumë para duke mashtruar me kura të ndryshe për koronavirusin, që në të vërtetë nuk janë aspak efektive.

Këtë gjë ka bërë edhe një doktor i quajtur Abdellah në bashkëpunim me vëllain e vet, të cilët kanë shpikur një kurë dhe e shisnin tek njerëzit me idenë se të shëron nga koronavirusi.

Një hetues i quajtur Anas Aremeyaë ka shkuar fshehurazi në Gana për ta blerë këtë kurë dhe iu prezantua Dr.Abdellahut si një njeri që kërkonte kurën për vëllain e tij që ishte i sëmurë me koronavirus.

Abdellah dhe vëllai i tij bënë çmos për t’ia shitur Anasit këtë kurë koronavirusi duke thënë se ilaçi nuk ka nevojë për prova sepse e dinë fuqinë e tij. Ata madje thanë që tashmë ua kanë dhënë shumë njerëzve dhe kurrë nuk kanë marrë ndonjë reagim negativ.

Për më tepër, ata pretenduan se prindërit kishin nxjerrë fëmijët e tyre nga spitalet pasi ishin shëruar nga virusi falë kurës së tyre.

Abdellah i shiti Anasit tre shishe me këtë kurë për afër 172 dollarë. Por para se të largohej, Dr. Abdellah paralajmëroi Anasin se njëra nga shishet mund të shkaktonte diarre serioze.

Disa javë më vonë, Anasi u kthye përsëri për të vizituar vëllezërit pasi ata e thirrën disa herë për t’i blerë sërish nga ky ilaç. Në shtëpi Anasi gjeti më shumë se 100 shishe dhe kur i pyeti se çfarë janë, vëllezerit i thanë se këto shishe mbajnë brenda fuqi shpirtërore misterioze dhe e shërojnë direkt koronavirusin, por Anasi nuk u bind t’ja blejë. Shuma e këtyre shisheve shkonte 25.974 dollarë.

Këtë ilaç hetuesi e dërgoi tek Autoriteti i Standardeve në Gana për një test toksikologjie. Rezultatet e testit treguan se të gjitha produktet e vëllezërve Abdellah nuk arritën të përmbushnin standardet për konsum njerëzor, sepse ato përmbajnë nivele të larta të baktereve dhe mykut, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ia mbylli këtë aktivitet Abdellahit i cili u mbrojt duke u shprehur se nuk e kishin shitur ende këtë kurë. Tani ata janë të arrestuar dhe do të merren në pyetje nga autoritetet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet