Klopp flet për përforcimet: Do t’iu besojmë talenteve që kemi...!

Sport
Klopp flet për përforcimet: Do t’iu besojmë talenteve

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, arriti të drejtojë të besuarit e tij në titullin e parë kampion në Premier League pas plot 30 vitesh mungesë. Strategu gjerman, pasi fitoi matematikisht titullin, ka nisur të flasë për afatin kalimtar.

I pyetur nëse Liverpool do të investojë që të përforcohet këtë verë, me emra si Kai Havertz apo Jadon Sancho, Klopp u përgjigj: “Kjo skuadër që kam, shikojeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është një skuadër që ju duhet të ndryshoni tani dhe të thoni: ‘OK, ne kemi nevojë për përforcime’. Nëse jeni një trajner futbolli, sigurisht që dëshironi një lojtar rezervë për të gjithë.

Por ne kemi shumë talente, tani kemi vlerësimet e para për Neco Williams. Ai nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishim të bindur për aftësitë e tij.

Të gjithë këta djem të rinj, Curtis Jones, Harvey Elliott, Ki-Jana Hoever, Sepp van den Berg, Yasser Larouci, Leighton Clarkson, Jake Cain, të gjithë këta djem kanë bërë me të vërtetë mirë. Kështu që do të jetë një merkato e qetë për ne”, u shpreh Klopp.

ME TE LEXUARAT