Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kina sfidon Amerikën në hapësirë. Gati “të mbulojë” botën

Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke bërë një hap përpara në rrugën drejt statusit të fuqisë hapësinore.

Me lëshimin e sistemit të vet modern satelitor, Pekini çon në nivele domethënëse programin e pushtimit të yjeve të filluar në vitin 2003, me dërgimin e një ekipi kombëtar astronautësh në hapësirë. Ambiciet e Dragoit, tregojnë drejtpërdrejt qëllimin për të krijuar stacionin e vet hapësinor në orbitë, për të vënë këmbë në Hënë dhe për të dërguar sonda në Mars.

Sistemi satelitor i sapolëshuar në hapësirë ​​nga Kina është gjenerata e tretë e pajisjeve që i përkasin klasës Beidou (Osa Madhore, në gjuhën Mandarine) dhe është modeli i 55-të i këtij të fundit, të ndërtuar deri më tani.

Nisja u bë rreth orës dhjetë të mëngjesit të së martës, nga baza e Xichang, e vendosur në malet e jug-perëndimit të ish-Perandorisë Qiellore. Sateliti i ri Beidou u dërgua në hapësirë ​​falë shtytjes së një rakete Long March-3. Përpjekjet e mëparshme për të dërguar satelitin e Pekinit mes yjeve kishin shkuar dëm, shkruante gazeta Overseas, për shkak të problemeve teknike të paspecifikuara.

Sipas Yang Changfeng, përgjegjës për ndërtimin e sistemit satelitor, lëshimi ka qenë “një sukses i plotë”. I njëjti ekspert, i cituar nga gazeta britanike, tha: “Kjo ngjarje do të thotë gjithashtu se ne po lëvizim nga të qenit një komb i përparuar në fushën e studimit të galaktikës, në të qenurit një fuqi e vërtetë hapësinore”.

Pasi u dërgua në orbitë falë shtytjes së raketës Long March-3, sateliti kinez u shkëput nga moduli i shtytjes dhe më pas vendosi panelet e veta diellore, duke u vetëfurnizuar me energji.

Beidou do të garantojë mbulim botëror për matjen e kohës, për sinkronizimin e orëve dhe për navigimin. Ai do të jetë në gjendje të rivalizojë me sisteme satelitore ekzistuese, si amerikani Gps apo rusi Glonass dhe evropiani Galileo.

Në të vërtetë, Pekini synon ta bëjë satelitin e vet zemrën e një sistemi global ndërlidhjeje, që do të përfshijë edhe internetin dhe që do të shohë dritën deri në vitin 2035.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet