Kate Middleton e paralajmëroi princin Harry të mos martohej me Meghan Markle

Bota
Kate Middleton e paralajmëroi princin Harry të mos martohej me Meghan

Familja mbretërore ishte aq shumë e shqetësuar për princin Harry që nxitoi të martohej me Meghan Markle, saqë edhe kunata e tij Kate Middleton e mori mënjanë për ta paralajmëruar, ka pohuar një libër i ri bombastik.

Në “Royal At War”, botuar sot në Kindle, gazetarët hetues Dylan Hoëard dhe Andy Tillett pretendojnë se Kate i kërkoi Princit Harry t'i merrte gjërat shtruar, sepse do të duhej kohë, kujdes dhe vëmendje që Meghan të integrohej me familjen.

Duka i Sussex, i cili u martua me ish-aktoren amerikane, në maj të 2018-ës, kishte një lidhje të ngushtë me Dukeshën e Kembrixhit, të cilin e cilësoi si motrën e madhe që nuk e ka pasur kurrë.

Megjithatë, marrëdhënia e tij me Kate dhe të vëllanë, princin William mbetet e copëtuar. Harry u zhvendos në Los Angeles me gruan dhe djalin e tyre, Archie, pas një mosmarrëveshjeje të dukshme me vëllain e tij dhe thashethemet që Kate dhe Meghan nuk shkonin mirë.

ME TE LEXUARAT