'"Karavirusi" nuk do ikë nga jeta jonë: eksperti i ekonomisë: Njeriu nuk rron dot pa viruse!

Aktualitet

Drina Shano, ekspert i ekonomisë, është shprehur përmes një statusi në Facebook, se “karavirusi”, siç i referohet ai Covid-19, nuk do të ikë nga jeta jonë dhe kushdo që mendon ndryshe nuk mbush mirë nga trutë.

Sipas Shanos, COvid-19 do të zbutet, por njeriu nuk mund të jetojë pa viruse, sepse mungesa e tyre na çon më shpejt drejt vdekjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë:

"Askujt nuk i vjen mirë kur dikush ikën nga kjo jetë. Lëre pastaj kur e ka të afërm apo të njohur. Por duhet ta kemi të qartë se numri i atyre që vdesin nga uria sot në botë është disafish më i lartë sesa i atyre, vdekja e të cilëve etiketohet si për shkak të Covid-19.

Kush kujton se karavirusi do iki nga jeta jonë nuk mbush nga trutë; karavirusi, si gjithë viruset e tjera, pasi vjen me sherre zbutet dhe bëhet si kafshët shtepiake; psh. njerëzimi sot as nuk e imagjinon se mund të rrojë pa pula dhe vezët e tyre, apo pa dele e dhi dhe qumështin e tyre.

Kështu është puna edhe me 370 trilion viruset që njeriu ka në dhe mbi trupin e tij. Pa këto viruse njeriu nuk rron dot, vdes. Mungesa e këtyre viruseve dhe baktereve në trupin tonë na çon me më tepër shpejtësi drejt vdekjes. Mjekët që nuk ja thonë këtë njerëzve janë palaço dhe sharlatanë të blerë nga politika."

ME TE LEXUARAT