Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja data kur nis shkolla në shtator, publikohet urdhëri i Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit nxori urdhërin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021 si dhe datat e provimeve të lirimit dhe të maturës në qershor të 2021.

Shkollat 9-vjecare dhe të Mesme do ti hapin dyert për fëmijet në datën 14 shtator.

Nxënësit e 9-vjecares do ta mbyllin shkollën në 8 qershor 2021 ndërsa një ditë më parë klasat e 9 nisin provimet e lirimit, për ti kryer ato deri në 30 qershor.

Ndërsa shkollat e Mesme do ta mbyllin shkollën një javë më vonë, pra në 15 qershor.

Provimet e Maturës sipas Urdhërit të Ministrisë së Arsimit do të zhvillohen nga 2 qershori deri në 30 qershor 2021.

Ministria e Arsimit ende nuk ka specifikuar nëse do të ketë protokoll sanitar edhe për shkollat në rinisjen e vitit shkollor 2020-2021, ndikuar kjo edhe nga situata e pandemisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet