Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Interi ndërron “lëkurë”, prezanton fanelën e re me model zig-zag

Interi ka prezantuar fanelën e parë që do të veshë në sezonin 2020/2021.

Janë konfirmuar zërat e javëve të fundit që flisnin për vija në formë zig-zag dhe jo të drejta vertikalisht. Nga sa bëhet e ditur, kjo zgjedhje është një nderim për lëvizjen tribal-pop të viteve ’80 në qytetin e Milanos.

Fanela re do të ketë një jakë të rrumbëllakët dhe me fasha të zeza në ije, logoja e klubit dhe logoja e Nike-s të pozicionuara në kraharor.

Pantallonat e zeza dhe getat blu kompletojnë kitin, ndërsa fjala “Inter” është e shkruar si te getat, ashtu edhe te fanella. Fanela e re do të jetë në treg nga dita e nesërme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet