Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Infektohet edukatorja e kopshtit në Lezhë bashkë me burrin, dyshohet për shumë të tjerë

Sipas informacioneve paraprake ka rezultuar pozitive me Covid-19 një edukatore në Lezhë në kopshtin “Skënderbeg”.

Kopshti në fjalë është mbyllur dhe po kryhet tamponimi për pjesën tjetër të stafit.

Bashkë me edukatoren është infektuar edhe bashkëshorti i saj, i cili punon shitës në një pikë ushqimore.

Kjo ka bërë që të dyshohet për numër të lartë të infektuarish në qytetin e Lezhës, pasi bashkëshorti i edukatores ka pasur kontakt me shumë persona gjatë ditëve të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet