"I gjakosën çunat", plas sherri në QTU, rojat rrahin djemtë se nuk kishin maska

Aktualitet
"I gjakosën çunat", plas sherri në QTU, rojat rrahin

Një sherr masiv ka ndodhur dje në një nga qendrat më të mëdha tregtare në kryeqytet, QTU, teksa disa djem janë konfrontuar me rojet e sigurisë.

Pamjet e këtij sherri u publikuan që dje, por arsyet se pse ndodhi ishin të paqarta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por çfarë ndodhi? Sipas një të pranishmi në vendngjarje, sherri ka ndodhur për vendosjen e maskave nga ana e djemve. Djemtë nuk kishin maska dhe u thanë rojave që do t’i marrin në farmacinë brenda qendrës tregtare.

Farmacistja nuk kishte të thyente 50 euro që djemtë i kishin dhënë për maskat dhe i ishin drejtuar një Exchange aty pranë. Sapo kanë dalë nga farmacia djemtë kanë hasur në rojat e sigurisë të cilët kanë filluar t’i qëllojnë.

Sipas dëshmitarit, djemtë reaguan, por u rrahën edhe nga punonjësit e dyqaneve të tjera dhe më pasi rojat i kanë çuar në bodrum ku edhe janë gjakosur nga rojat.

Qytetari tregon:

“Jan zen pse nuk kan pas maska. kur jan fut i kan thon do i blejm te farmacia. kan shku te farmacia ska pas me thy lekt ajo se ka pas 50 euro, kur ka dal nga famracia kan kap kto te sigurimit jo p0 i pse talleni me ne e nuk blet maska, i kan thon ja po iko te thy lekt, e at momentn i kan thon hajdene te cepi, e kan fillu tu i ra me shpulla e tu i sha, at moment kto jan terheq mrbrac, kan dal ne koridor. Pastaj djemte kane reagu. Ai qe i gjuan kur djali eshte shtrire punon ne nje dyqan seshte sigurims. I kan gjakos cunat se i kan rraf edhe me mprapa ne bodrum.”

https://www.instagram.com/p/CCCP3f7qSca/

ME TE LEXUARAT