Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gazetari shqiptar në ditën e 9 të COVID: Jemi infektuar gjithë familja, mos gaboni

Gazetari i njohur Berat Buzhala ka treguar rreth gjendjes së tij shëndetësore ku bën me dije se është rikthyer pothuajse në normalitet.

Buzhala tregon se në familjen e tij kanë dalë pothuajse të gjithë pozitiv, ndërsa shpreh besimin që ka se mendon që dita e 11 dhe 12 kur mendohet të rishfaqen simptomat e rënda, nuk dom ta përjetojë diçka të tillë pasi edhe fazën e parë e ka kaluar lehtë.

Buzhala, teksa në mënyrë të sinqertë bën apel ndaj qytetarëve të mos e nënvlerësojnë këtyë virus, nuk kursen as batutat kur thotë se ‘mos u infektoni krejt shpija për një ditë’.

Reagimi i plotë: Sot jam ne diten e nante prej kur me jane shfaqur simptomat e para, te hanen e kaluar

Gjendja eshte kjo: Aromat dhe shijet jane kthy, edhe pse jo 100 perqind. Nuk po me dhem kryte, nuk po me dhamin syte, e as qafa, nuk po me dhem kerkund. Nuk kam as temperature e as ethe. Me fjale te tjera po nihna pothuajse ngjashem sikurse perpara simptomave. Nuk po perdori kurrgjo. Dje e kam kry nje cikel antibiotkesh Pancef, te cilet pata fillu me i marre pa e dite qe e kam covid’un, duke mendu qe eshte nje infeksion bakterial, bazuar ne analizat e gjakut. Ne konsultim me mjekun vendosem me i vazhdu antibiotiket edhe pasiqe e kuptuam qe kemi te bejme me COVID, me e preventu ndonje infeksion si pasoje e virusit.

Praktikat e deritashme me virus kane tregu qe ky virus mundet me qene i rrezikshem edhe ne pjesen e dyte te zhvillimit te tij, respektivisht ne diten e 10, 11 dhe 12. Nuk po duket qe bej pjese ne ate department, sepse as pjesa e pare e virusit nuk ishte aq e rende. Edhe une e edhe Liridon Buzhala e kemi pase rrugetimin e njejte. Te dyve na jane shfaqe simptomet ne te njejten dite, e edhe elimnimimi i tyre ndodhi ne te njejten menyre.

Megjithate nuk jemi vec une edhe ky ne familjen tone qe jemi preke me covid. Pozitiv kemi dale pothuajse te gjithe :).

Kushdo qe keni prind pak me te vjeter, qe kane probleme percjellese, si diabet, tension, ose probleme me frymemarrje, mos GABONI ME MENDU qe ky virus eshte vec nje flame. Mos u boni me mend te injoranteve te pashkolle. Kushdo qe thote se nuk ka virus, ose qe virusi eshte nje rren, pyetne cka eshte virusi ne pergjithesi…

Prandaj shume fat te gjitheve. Mundesisht mos u infektoni krejt shpija per nje dite. Lajmi i mire eshte qe femija po e kalojne gati pavrejtshem. Zoti Gege, per shembull, nje nate ka pase temperature mesatarisht te larte, eshte anku pak per kokedhembje, edhe me aq e ka mbylle luften me virusin. Pak a shume keshtu edhe femija tjere.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet