Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Formula 1 do të nisë e gjunjëzuar! Pilotët do të mbështesin “Black Lives Matters”

Pilotët e Formula 1 janë në mbështetje të viktimave të racizmit dhe në çmimin e Madh të Austrisë me nisjen e kampionatit, do të vendosin njërin gju në tokë.

“Disa pilotë kanë folur me njëri-tjetrin, nëse do ta bëjmë, duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Kjo do të diskutohet në takimin e së premtes mes pilotëve dhe Shoqatës së Pilotëve të çmimeve të Mëdha”, ka shpjeguar Lando Norris, pilot i McLaren.

“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se jemi pjesë e të gjithë botës”, vijoi më tej Norris, i gatshëm për t’iu bashkuar lëvizjes “Black Lives Matters”, lëvizja simbol e protestës së lindur pas vrasjes së Xhorxh Flojdit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që është mbështetur gjerësisht nga sportistë dhe institucione sportive në të gjithë globin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet