Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E mbuluar në diamante/ Ora më e shtrenjtë në qarkullim kushton 442 mijë euro dhe është blerë nga…

Shifra e saj është më e larta në qarkullimin e tregut, por Cristiano Ronaldo mund ta përballojë një Rolex me vlerë gati gjysmë milioni euro.

Ora Rolex GMT-Master, i mbuluar me diamante, kushton plot 442 mijë euro dhe po gjendet vetëm në dorën e Ronaldos.

Ylli portugez që aktivizohet me Juventus e ka bërë shpeshherë të qartë që është i apasionuar pas makinave të luksit dhe orëve të shtrenjta.

Por po ashtu ky fiksim me sa duke i është “ngjitur” edhe partneres së tij Georgina Rodrigues, e cila është fotografuar shumë herë me orë të shtrenjta në dorë.

Epo, kur i kanë mundësi pse jo…

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet