Dua Lipa mund të sjellë bashkëpunimin me mbretëreshën e Pop-it në këngën e ardhshme

Showbiz
Dua Lipa mund të sjellë bashkëpunimin me mbretëreshën e

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Dua Lipa, mund të sjellë një bashkëpunim me Madonën në këngën e ardhshme, pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Flitet se Dua është ende duke punuar për albumin e saj, teksa ka këngë të publikuara prej tij, citon Lajmi i Fundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për “Music Week”, menazheri i Dua Lipës, Ben Mawson, konfirmoi që po planifikon të kontaktojë përmes emailit mbretëreshën e Pop-it, Madonën, për një bashkëpunim të mundshëm me Dua Lipën.

Ai tha:

“Në fakt kam ndërmend të kontaktoj Madonën, pasi kur kam takuar Duan për herë të parë ajo më ka thënë që aspiron të bëhet si Madona, dhe asokohe ishte 17-vjeçe. Por mënyra se si ma tha më bëri të besoj në të dhe në talentin e saj. Dua definitivisht do të ketë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë.”

Burimi: Metro.uk | Përshtati dhe përktheu Lajmi i Fundit.al

ME TE LEXUARAT