Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Diell përvëlues sot në vendin tonë, njihuni me parashikimin e motit

Temperaturat në vendin tonë sot do të jenë përvëluese, duke arritur deri në 37 grade celsius.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ku nuk od të mungojnë vranësirat e herëpashershme, të cilat mund të sjellin edhe reshje shiu të izoluara në zonat malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat sot do të pësojnë rritje, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 31ºC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet