Dibrani godet me thikë dy komshinjtë, më pas plagos dhe nënën e tij, çfarë ndodhi më pas

Aktualitet
Dibrani godet me thikë dy komshinjtë, më pas plagos dhe

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Kërçisht të Dibrës. Një 45-vjeçar, i identifikuar si Florian Abazi, ka qëlluar me thíkë dy komshinjtë e tij, dhe ka plagosur edhe nënën.

Një prej personave që është plagosur ndodhet rëndë. Bexhet Meda është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori dyshohet se ka probleme mendore. Pasi ka qèlluar me thikë dy komshinjtë e tij, 45-vjeçari ka qëlluar më pas dhe nënën e tij, ndërkohë që policia thotë se ka vënë në pranga autorin e dy ngjarjeve, Florian Abazi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i plotë i Pòlicisë: Plagosi me send të mprehtë nënën e tij dhe dy fqinjët, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 11:00, në sallën e Komandimit të DVP Dibër ka ardhur një telefonatë për ndihmë, pasi në fshatin Kërçisht i Epërm, Maqellarë, po ndodhte një kònflikt.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është konstatuar se shtetasi F. A., rreth 45 vjeç (i sëmurë mendor), kishte ushtruar dh.unë dhe me një mjet të prehtë (thíkë), ka plagosur nënën e tij shtetasen Sh.A, dhe më pas kishte dalë në rrugë duke plagosur fqinjët e tij, shtetasin B. M., dhe shtetasen I.M, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur në kohë rekord nga Pòlicia dhe aktualisht po trajtohet për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT