Bashkëpunonin në dy fshatra për kultivimin e kanabisit, arrestohen tre persona në Vlorë

Aktualitet
Bashkëpunonin në dy fshatra për kultivimin e kanabisit,

Janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak në Vlorë ku janë vënë në pranga 3 persona.

Personat e arrestuar janë G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster. Kurse personi me iniciale A. A., 50 vjeç, është autor i tentativës për kultivimin e kanabisit në fshatin Dushkarak. Në vendngjarje u sekuestruan disa fidanë kanabis të mbjellë nga tre personat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT