Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arthur kalon tek Juventusi, Barcelona fiton 82 milione euro

Skuadra e Barcelones dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Arthur Melo.

Klubi italian do të paguajë 72 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse – detaje që janë të përfshira në kontratë, njofton klubi katalanas, transmeton lajmi.net.

Arthur mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2018 nga Grêmio. Mesfushori brazilian ka luajtur 72 ndeshje për Barçën deri më tani: 47 në ligë, 10 në Kupën e Mbretit, 13 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.

Mesfushori brazilian, i cili ka katër gola nga dy sezonet e tij në klub, shënoi golin e tij të parë kundër Osasuna në kampionat dhe ka fituar dy tituj me Barçën; ligën dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2018/19.

Pjesë e këtij transferimi pritet të jetë mesfushori i Juves, Miralem Pjanic – i cili pritet të zyrtarizohet pas pak orëve te klubi blaugranas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet