Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arrestohet një tjetër person për vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa

TIRANË
Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës.

Në pranga ka përfunduar Petrit Pusi, 25 vjeç.
Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet