Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Antimafia godet në Shqipëri e Itali, kapet grupi që trafikoi 40 milionë euro drogë, VIDEO

Autoritetet italiane kanë arrestuar 37 persona në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Kjo eshte videoja e operacionit e publikuar nga autoritetet e policise italiane:

Të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas italianes “Gazetta del Mezzogiorno”, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar afërsisht tre ton e gjysmë drogë, e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë e ndarë në rreth 7 milion doza gati për shitje.

Policia e Barit në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë arrestuar bashkarisht 37 persona përgjegjës për trafik droge dhe rrëmbimin e 4 milionë eurove midis Shqipërisë dhe Italisë.

Droga e sekuestruar në 7 milion doza korrespondon me rreth 40 milionë euro në treg.

Sakaq nuk janë bërë publike të dhënat e personave të arrestuar gjatë operacionit, ku ka edhe shqiptarë, por pritet që policia të mbajë një konferencë për mediat orët në vijim.

Operacioni eshte drejtuar nga Federico Cafiero De Raho – Prokuror Kombëtar i Antimafias ne Itali dhe Arben Kraja – Prokuror i Posaçëm i prokurorise Anti-korrupsion dhe anti Krim i Organizuar ne Shqiperi.
Lajmi i Fundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet