Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptarja, nënë e tre fëmijëve

Nje aksident tragjik ka ndodhur ne Itali ku nje grua shqiptare ka humbur jeten.

Sipas mediave, mesohet se shtetasja Violeta Caka 47-vjeç me origjinë shqiptare e cila prej vitesh ishte zhvendosur në Itali, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e aksidentit tragjik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të mesditës së sotme në unazën Vignola ndersa behet e ditur se 47-vjeçarja tentoi të ndalonte në një pikë karburanti, kur një makinë e nxori në korsinë e kundërt.

Ky ka qene momenti kur ajo u përplas me një tjetër makinë e cila po vinte me shpejtësi.

Shqiptarja u dërgua në spital, por mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. Mediat italiane shkruajnë se Caka la pas tre fëmijë të cilët bashkë me të atin e mësuan lajmin tragjik nga autoritetet

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet