Vatër e re në fshat, në total 9 qytetarë aktivë me koronavirus në Pogradec

Aktualitet
Vatër e re në fshat, në total 9 qytetarë aktivë me

Dje u shënuan 3 viktima dhe 72 raste të reja me COVID, ndërsa numri vijon që të jetë i lartë edhe ditën e sotme.

Në 24 orët e fundit në Pogradec është shënuar një rast i ri me COVID duke e çuar në 9 në total numrin e qytetarëve që janë aktivë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shëndeti Publik ka konfirmuar si pozitive një grua nga një fshat i Pogradecit. Gruaja nuk ka pasur histori me QSUT dhe nuk është as person kontakti me të infektuarit më herët.

Autoritetet e Shëndetit Publik kanë marrë monstra të personave të kontaktit të gruas së infektuar dhe po vijojnë hetimin epidemiologjik.

ME TE LEXUARAT