Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“U puthëm që në takimin e parë”, 60-vjeçarja në lidhje dashurie me një 21-vjeçar: Na paragjykojnë

60-vjeçarja Pam Shasteen ka habitur jo pak me marrëdhënien e saj me të riun Jonathan Langevin, 21 vjeç.

Çifti me një diferencë moshe prej 39 vitesh jetojnë në Oklahoma, SHBA, dhe e pranojnë që janë gjithmonë në paragjykim nga të tjerët për lidhjen e tyre.

Në një intervistë për mediat lokale, Pam është shprehur:

“Miqtë më thanë se kisha nevojë për një terapi. Talleshin dhe më thoshin që jam e shkarë. Ata në vend që të jenë të lumtur për mua, ndodh e kundërta.  Në vitin 2018 mora një mesazh nga Jonathan dhe më pyeste për një mësim që lidhej me inxhinierinë kompjuterike. Vendosëm të takoheshim dhe e pranoj, ishte dashuri me shikim të parë. Që në atë takim u puthën”.

E lumtur për marrëdhënien e saj, 60-vjeçarja shton:

“Dy vajzat e mia janë më të mëdha se partneri im me moshë. Por nuk më shqetëson ky fakt. E rëndësishme është që unë jam e lumtur, Jonathan është i lumtur dhe ne duhemi shumë. Ai më ka premtuar se do të më dojë gjithmonë, të njëjtën gjë ja kam premtuar dhe unë.  Sfidë për mua ishte dhe ballafaqimi i Jonathan me vajzat. Unë i lidha sytë atij dhe  e paraqita tek vajzat. Kur i zbulova fytyrën ato mbetën të shokuara kur panë se ai ishte shumë i ri. Megjithatë e bekuan këtë lidhje. Ndihem e lumtur, vajzat e mia më kuptojnë në këtë vendim të rëndësishëm për mua”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet