Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tjetër vdekje tek Infektivi, tri viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Nje tjeter viktime nga koronavirusi eshte shenuar ne Shqiperi duke e cuar ne tre numrin e personave te vdekur ne 24 oret e fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Ministrise se Shendetesise:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 69 vjeçar në spitalin infektiv

MSHMS apel qytetarëve të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Perditesimi i mesdites se sotme, 29 qershor, ku ministria e Shendetesise flet per dy viktimat e para:
Dy humbje jete nga koronavirusi, 64 raste të reja në 24 orët e fundit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet