”Shihni çfarë pamje e mrekullueshme, e kam fjalën për...”, Basha e nis nga Shëngjini këtë të hënë

Politikë
”Shihni çfarë pamje e mrekullueshme, e kam fjalën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një videomesazh në facebook nga Shëngjini. Basha në videon e tij demaskon situatën ekonomike në fushën e turizmit ku sipas tij plazhet dhe hotelet janë bosh si kurrë më parë.

”Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme më shoqëron sot që në mengjes e kam fjalën për natyrën se pamja ekonomike është blozë. Fundjava, si pasojë e fluksit të turisteve të arrdhur nga Kosova, ka qenë pak më ndryshe po gjatë javës situata ekonomike e operatorëve turistikë është e sheshtë”- u shpreh kryedemokrati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon nga Shëngjini Basha shoqërohet nga, Dritan Kondakçiu, një operator turistik në zonë. Sipas këtij të fundit situata e biznesit të tij është ekonomikisht në krizë.

”Taksat duhet ti paguajmë në fund të qershorit, por me vetëm dy ditë punë në javë nuk mund t’ia dalim”- deklaroi biznesmeni.

Basha u ndal dhe tek ulja e numrit të të punësuarve nga ana e bizneseve çka e rëndon akoma më shumë situatën ekonomike në vend.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/612404352735902/?t=371

ME TE LEXUARAT