Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pesë muaj nga vizita në Tiranë, Rama takon Kurtin sot në Prishtinë

KOSOVA
Mediat kosovare konfirmojnë se sot kryeministri Rama dhe kryetari i LVV, Albin Kurti do të takohen në Prishtinë.

Kanë kaluar pesë muaj nga takimi i tyre i fundit, kur Kurti bëri vizitën e tij të parë dhe të fundit si kryeministër i Kosovës, në Tiranë ku takoi fillimisht Edi Ramën.

Gjatë konferencës për shtyp, Kurti dhe Rama u ‘ndanë’ për çështjen e ‘minishengenit ballkanik’, pasi Kurti kërkoi para tij një ‘Makroshengen Shqiptar’, kurse kryeministri shqiptar bëri të qartë se pa ‘Minishengen Ballkanik’ nuk ka ‘Makroshengen Shqiptar’.

Nga ajo ditë nuk janë takuar më, madje në mars sipas Kurtit ka pasur një ftesë nga ana e tij për Ramën për takim mes zyrtarëve të lartë të dy shteteve, por kryeministri shqiptar nuk iu përgjigj.

Tashmë ata do të takohen por jo si homologë, njëri si kryeministër i Shqipërisë, ashtu si 5 muaj më parë, tjetri si lider i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet