Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pasuria e gjyqtares Enerjeta Shehaj në “lupën” e vettingut, mori hua miliona lekë jashtë sistemit bankar

Gjyqtarja Enerjeta Shehaj, e cila po synon një karrige në gjykatën Supreme, deklaroi në vitin 2016, pasurinë e saj dhe të bashkëshortit prokuror në Lezhë. Janë siguruar deklaratat e pasurisë së firmosur nga gjyqtarja, dhe ajo që bie në sy e që duhet hetuar nga institucionet e vettingut, është fakti se çifti i bashkëshortëve deklaron miliona lekë cash të marra hua jashtë sistemit bankar.

Referuar deklaratave të pasurisë, rezulton se Enerjeta Shehaj në vitin 2009, ka marrë kredi në shumën 40 milionë lekëve, me interes të pandryshuar për 24 muaj si dhe bono thesari. Kredia është marrë me afat 20 vjecar, për blerjen e një pasurie të paluajtshme. Këtë kredi deklaron se e ka shlyer tërësisht, pasia shtëpia u ble nga një bankë e nivelit të dytë në vlerën e 33 mln lekëve.

Enerjeta Shehaj thotë se ka lidhur kontratë huaje me bankën dhe në total do të paguajë shumën e 33 milionë lekëve. Ajo thotë se banka mban cdo muaj nga paga e saj, këstet e kredisë, por nuk saktëson sesa është shuma që i ka mbetur pa shlyer.

Nga ana tjetër, Enerjeta Shehaj, deklaron se i shoqi i saj prokuror në Lezhë, ka marrë hua në vitin 2013, 14 mijë euro, shumë të cilën nuk e ka shlyer, deri në momentin që ka firmosur deklarimin e bërë përpara vettingut.

Gjyqtarja Shehaj deklaron gjithashtu se ka marrë në vitin 2009 një tjetër hua në shumën e 25 milionë lekëve, nga të cilat ka shlyer vetëm 2 milionë lekë.

Sesi do t’i shlyejë paratë e marra jashtë sistemit bankar, këtë mbetet që gjyqtarja Shehaj ta justifikojë përpara institucioneve të rivlerësimit kalimtar, ndërsa nuk dihet qëllimi i marrjes së huave, të cilin gjithashtu duhet ta bëjë të ditur.

Më 16 qershor 2020, Enerjeta Shehaj i është nështruar shortit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku janë përzgjedhur 5 dosje për të cilat ajo do të hetohet në kriterin e aftësive profesionale. Zyrtarisht për Enerjeta Shehajn ka nisur procesi i vettingut, me përparësi, për shkak të kandidimit të saj në gjykatën e lartë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet