Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“O ta hëngsha p**, e ti më hëngsh kaaa”, Elton Deda “shpërthen” kundër Mozzik

Reperi Mozzik ka publikuar projektin e tij muzikor para 3 tre ditësh, nën titullin “Madonna”, një këngë që ka mbledhur rreth 5 milionë shikime në Youtube.

Mirëpo, kantautori i njohur Elton Deda e quan këtë këngë katandisje të muzikës shqiptare.

Elton Deda është shprehur:

“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore.
Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave.
Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.
Në çdo klub që shkojnë servilet e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.
Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor.”

Megjithatë, u takon juve komenti për këngën dhe kritikën e Dedës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet