Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Mos votoni babanë tim ju lutem!”, 18-vjeçarja i bën gropën të atit kandidat: Oh Zot, e ke seriozisht?!

Një kandidat në Miçigan për Dhomën e Përfaqësuesve ka marrë një goditje nga ku nuk e priste kurrë.

Përmes rrjeteve sociale vajza e Robert Regan, u bën thirrje votuesve që të mos votojnë babain e saj, por një kandidat tjetër.

I zhgënjyer për këtë veprim nga vajza e tij, Regan është shprehur për Fox News:

“U lëndova. Dua të them që unë u lëndova shumë. Një goditje. Kur e pashë për herë të parë, ngela: Oh Zot, a e ke seriozisht?”

Stephanie, 18-vjeçe, shkruante në rrjetet sociale:

“Nëse je në Miçigan dhe mbi 18 vjeç, ju lutem për hir të Zotit mos votoni për babanë tim si përfaqësues të shtetit. Thojini të gjithëve“.

Por pse e bija mund t’i dalë kundër babait?!

Robert Regan është shprehur:

“Unë mendoj se ka të bëjë me indoktrinimin nga universitetet liberale majtiste, socialiste, marksiste. Ju duhet të kuptoni se si janë këto kampuse kolegjesh. Këto gra dhe burra të rinj duan të futen në grup, dhe ne e kemi parë këtë për një dekadë, qoftë tek Ben Shapiro, Ann Coulter, Charlie Kirk. Secili nga këta njerëz që mundohet të flasë në kampus, e pëson. E gjithë ideja se ky është një bastion i fjalës së lirë dhe ideve, nuk pi ujë më.”

Gjithsesi, pavarësisht zhgënjimit, Regan tha se ishte krenar që vajza e tij i mbron idetë e veta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet