Ministria e Shendetesise mohon vdekjen e mjekut te infektuar me Covid

Aktualitet
Ministria e Shendetesise mohon vdekjen e mjekut te infektuar me Covid

Lajmi për vdekjen e mjekut të shtruar në spitalin Infektiv u përhap në disa media pasditen e kësaj të hëne.

Mediat shkruan duke ju referuar një postimi në “Facebook” që një tjetër doktor, Bernard Progni, kishte bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit se mjeku në fjalë nuk e kishte fituar dot betejën me COVID-19 dhe shprehte dhe ngushëllimet e tij.

Por më pas reagoi Ministria e Shëndetësisë. Ajo përgënjeshtroi lajmin përmes një njoftimi për mediat.

“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar shërbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë. Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare.”

Aktualisht në spital janë të shtruar 84 pacientë dhe 11 prej tyre janë në terapi intensive.

ME TE LEXUARAT