Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Makina e forcave të rendit “merr me vete” 12 protestues

Një automjet policie në SHBA, është futur në mes të turmës së protestuesve dhe ka “marrë me vete” më shumë se 12 prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Detroit. Raportohet se protestuesit i kishin bllokuar rrugën makinës së policisë.

Por në momentin që ato shtuan irritimin, makina e policisë rrit shpejtësinë dhe përplas disa prej tyre. Ndërkohë raportohet se si pasojë e incidentit protestuesit kanë përfunduar me disa plagë në trup, mirëpo gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Ndërsa polici që shkaktoi këtë ngjarje, ende nuk është identifikuar, shkruan Daily Mail.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet