Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lajm i keq për çiftet: Kush kritikohet nga partneri vdes më herët

Sipas një studimi të ri, partneri i cili kritikohet më shumë në një marrëdhënie është i prirur të vdesë më shpejt.

Studiuesit zbuluan në harkun kohor të një gjysmë dekade se njerëzit që janë kritikuar më shpesh nga partnerët e tyre kishin të ngjarë të vdisnin 2 herë më shpejt se sa ata që nuk kritikoheshin.

Jamila Bookwala, autore kryesore e këtij studimi shtoi se efekti është i njëjtë si te burrat ashtu edhe tek gratë. Kritikimi i vazhdueshëm shkakton stres të rëndë dhe të dëmshëm tek njeriu.

Ajo tha:

“Mund të jetë një lloj stresori kronik ndërpersonal, dhe ashtu si stresorët e tjerë kronikë, mund të ketë një ndikim negativ kumulativ dhe të qëndrueshëm  jo vetëm në shëndetin dhe mirëqenien, por edhe në vdekshmërinë. Ata që treguan se ishin kritikuar shpesh kishin një rrezik 44 përqind më të madh për të vdekur pesë vjet më vonë, krahasuar me ata që treguan se ishin kritikuar pak ose aspak. Thjesht ndaloni së kritikuari partnerin tuaj, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe në vitet e jetëgjatësisë e tyre.”

Ky studim nga Kolegji Lafayette në Pensilvani është bazuar nga të dhënat e nxjerra tek 1.734 burra e gra që kanë qenë pjesë e studimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet