Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kukës, kamioni doli nga rruga dhe ra në liqen, polumbarët e RENEA-s nxjerrin shoferin

Pas disa orësh kërkime, polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga uji trupin e shoferit 37 vjeçar në Kukës.

Policia tha se në orët e mbrëmjes është bërë i mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasi F.Ll., i cili duke drejtuar mjetin tip kamion, doli nga rruga dhe ra në liqen.

Ngjarja:
Një aksident i rëndë raportohet nga Kukësi, teksa një kamion ka dalë nga Ura e Kolshit dhe ka përfunduar në liqen.

Deri tani nuk dihet fati i shoferit të kamionit apo shkaqet e aksidentit.

Sipas burimeve zyrtare, shoferi i kamionit është 37-vjeçari F.Ll., i cili po kërkohet nga Polumbarët e Reneas dhe shërbimet policore në vendngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet