Humbi në Tiranë, 17-vjeçari gjendet në Durrës: Shkova të punoja që t'i ktheja nënës paratë që i mora

Aktualitet
Humbi në Tiranë, 17-vjeçari gjendet në Durrës: Shkova

Që nga data 13 qershor 17-vjeçari Lorenc Hysenaj kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Familja Hysenaj jeton në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet nga edhe ku kishte humbur gjurmët i riu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rasti u bë publik në emisionin “Pa Gjurmë” dhe pas disa ditë kërkimesh 17-vjeçari u gjet në Durrës.

17-vjeçari deklaroi se donte që të punonte në mënyrë që t’i kthente paratë nënës së tij, para që ia kishte marrë fshehurazi në portofol.

Lorenci tha:

“Doja të gjeja një punë që lekët 100 mijë lekë, që i mora familjes herën e parë t'ja ktheja familjes. Unë e bëra më të madh gabimin. Në familje s'kam asnjë konflikt, por më pëlqente të dilja vonë. Kur isha në Durrës pashë një burrë që goditi djalin e vogël, aty mu kujtua vëllai. Çfarë kisha vete lekë ia bleva akullore djalit te vogël. Atë natë mund të ishim vrarë. Dy vajzat i mora atë ditë me lejen e prindërve për plazh. Ndjehem keq. Kam bërë gabimin më të madh. Unë nuk jam përdorues i lëndëve narkotike. Nuk merrem me këto gjëra. Premtoj se nuk do ta përsëris më këtë gjë. Në zonën e Kombinatit ku kam jetuar kam patur një shoqëri të keqe. Babai më largoi nga ajo shoqëri. Kur u largova nga shtëpia shkova në bulevard dhe takova dy çuna që kanë moshën time. Ata më thanë se so ikim në Durrës, të bëjmë punë. Ikëm me triçikël. Kur mbërritëm, ata shitën triçiklin dhe mbetëm pa lekë. Erdhi babai i një prej cunave dhe u zunë. Pastaj u kthyem në Tiranë të nesërmen. Fjetëm një natë tek shtëpia një shoqes. Pastaj të nesërmen morëm edhe dy goca dhe ikëm prapë në Durrës. Kemi fjetur tek ura e Dajlanit, tre cuna dhe dy goca. Gjeta 100 mijë lekë borxh dhe nisa gocat në shtëpi. Vetë ndenja në Durrës. Nuk njoftova, se kisha frikë mos më bërtisnin në shtëpi. Donim të punonim të blenim triçiklin prapë, sepse  pati një sherr të madh mes babait të një prej çunave dhe djemtë që u shitëm motorin, që përdorej për punë. Ne mund të ishim vrarë atë ditë. 60 mijë lekshin që morëm pasi e shitëm i prishëm duke bërë xhiro me varkë. Nuk më pëlqente kjo jetë që bëja, por kisha bërë gabime në familje.”

Pas minutës së parë.

https://youtu.be/GcZTUnPp48Y?t=106

Për familjarët kjo është e disata herë që i riu largohet nga shtëpia. Më datë 11 qershor, pasi mori një shumë parash prej 100 mijë lekë të vjetra, nga portofoli i nënës qëndroi për dy ditë jashtë ai u largua, por që fatmirësisht policia arriti në gjurmët e të riut dhe e ktheu në shtëpi shëndoshë e mirë brenda 24 orëve. Një ditë më pas, të shtunën e 13 qershorit ai u largua duke humbur gjurmët sërish, për dy javë me radhë. Ndaj mungesa prej kaq ditësh detyroi familjarët të bëjnë edhe një denoncim live në studion e ’Pa Gjurmë’, pasi, nga ai moment nuk kishin asnjë informacion për fatin e të riut. Falë mjaft informacioneve që erdhën gjatë transmetimit live mjaft qytetarë durrsak ndihmuan në gjetjen e 17-vjecarit.

ME TE LEXUARAT