Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hekuran Billa e telefonoi vetë natën e vrasjes, flet avokati i Adiola Lakrës

E dashura e Hekuran Billës e qeshur në gjykatë, lihet në “burg pa afat”

Avokati i Adiola Lakrës ka hedhur poshtë akuzat ndaj klientes së tij në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës.

Andu Duraj tha në dalje të gjykatës, se klientja e tij as është paguar dhe as është porositur nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali në lidhje me vrasjen.

Sipas avokatit, e vetmja rrethanë fatkeqe ka qenë njohja e vajzës me të dy palët, pa e ditur hasmërinë e tyre.

Duraj tha se natën e vrasjes së Billës, ka qenë biznesmeni që i ka telefonuar 26-vjeçares, por kjo e fundit nuk ka arritur të shkojë në takim.

Venduimi:
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën e árrestit me bùrg për Adiola Lakrën, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën. Gjyqtari që ka dhënë vendimin është Lazer Sallaku.

Në dosjen e prokurorisë siguruar nga Fax Neës, Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet