Goditën gjyshen me sende të forta dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin, arrestohen 3 vëllezër në Mat

Aktualitet
Goditën gjyshen me sende të forta dhe u konfliktuan me

Tre vëllezër janë konfliktuar në fshatin Midhe të Matit për shkak të pronësisë. Dy vëllezërit I. S, 45 vjeç dhe F. S, 42 vjeç janë vendosur në prangat e policisë pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S, 58-vjeç, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës.

Ndërkohë në pranga është vendosur edhe një vëlla tjetër, G. S, 34 vjeç, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani të tre vëllezërit do të përballen në gjykatë me akuzën 'dhunë në familje'.

ME TE LEXUARAT