Gjendet trupi i 16-vjeçarit të mbytur në liqenin e Kukësit

Aktualitet
Gjendet trupi i 16-vjeçarit të mbytur në liqenin e Kukësit

Ditën e sotme u lajmërua një ngjarje e rëndë në Kukës, ku një 16-vjeçar humbi jetën në liqen në fshatin Bardhoc.

Pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 16-vjeçarit, i cili u mbyt teksa lahej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Hani i Lacit” rreth orës 14:00.

Njoftimi i paraprak i Policisë shkruante:

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT