Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E rëndë/ Trenjakët shqiptarë futen në rezervuarin e komshiut, mbyten dy prej tyre

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjermania, e ndodhur në qytetin Greven.

Sipas gazetës Bild, trenjakë shqiptarë bashkë me motrën e tyre më të madhe kanë shkuar në rezervuarin e komshiut të tyre teksa prindërit ishin në gjumë.

Fëmijët kanë menduar se ishte pishinë ku mund të notonin, por fatkeqësisht dy nga trenjakët kanë humbur jetën në të.

Fqinji i zbuloi dy trupat e pajetë në orën 04:15 të mëngjesit, orë kur ka lajmëruar edhe policinë.
Të miturit, një djalë dhe një vajzë, u dërguan në spital me shpresën se mund të riktheheshin në jetë por ishte e pamundur.

Sipas mediave gjermane, vdekja e vogëlushëve u konsiderua incident tragjik. Ndërkohë fqinji dhe familja e fëmijëve janë në gjendje shoku dhe po trajtohen nga psikologët.

Për gjermanen Bild një burim ka thënë:

Fëmijët ishin mësuar me ujë, gjithmonë luanin dhe notonin në pishinat-komardare. Kështu ata menduan se ai rezervuar ishte një pishinë e tillë, dhe u mbytën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet