E dashura e Hekuran Billës e qeshur në gjykatë, lihet në "burg pa afat"

Aktualitet
E dashura e Hekuran Billës e qeshur në gjykatë, lihet në

Gjykata e Tiranes pranoi kerkesen e prokurorise dhe caktoi masen arrest me burg per Adiola Lakren, e arrestuar per bashkepunim ne vrasjen e Hekuran Billes. Sipas gjykates, e reja do te mbahet ne burg deri ne fund te hetimeve per sqarimin e rolit te saj ne ngjarje.

Seanca

Del para gjykatës së Tiranës 26 vjecarja Adiola Lakra, e arrestuar me akuzën se ka nxjerrë në prite biznesmenin Hekuran Billa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E reja mësohet se nuk ka pranuar asgjë në lidhje me vrasjen.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg ndërsa vendimi pritet të merret nga gjykata.

DESHMIA:

Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerrë në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor, pranë Komunës së Parisit.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në èkzekutimin e 40-vjeçarit. Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin, dhe në ndryshim nga sa u tha fillimisht, ajo ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë me Malin. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri, me të cilin ajo ka pasur njohje po ashtu.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, sipas Lakrës ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin. Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëviz në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.

Vetë 26-vjeçarja është shfaqur e relaksuar në Gjykatë, madje nuk kanë munguar as momentet e të qeshurave

ME TE LEXUARAT